ZBULOHEN DETAJET/ Tv Klan nis emisionin e ri që do t’ju fiksojë para ekranit (VIDEO) – AlpeGossip
ZBULOHEN DETAJET/ Tv Klan nis emisionin e ri që do t’ju fiksojë para ekranit (VIDEO)

ZBULOHEN DETAJET/ Tv Klan nis emisionin e ri që do t’ju fiksojë para ekranit (VIDEO)

Më datën 16 të këtij muaji, Edi Oga do të nisë në “Klan Plus” emisionin e ri që me siguri do t’ju fiksojë para ekranit.
“Elixir” do të quhet programi që do të transmetohet në ekran në orën 16:00 dhe do të sjellë për publikun formulën që sipas Ogës, garanton shëndet dhe rini të përjetshme.

“Përshëndetje miq! Unë e di që ju doni të sëmureni rrallë dhe të shëroheni shpejt. Jam i sigurt që të gjithë ju doni të jetoni sa më gjatë. Kjo këtu është një ‘Elixir’, një pije magjike që garanton shëndet dhe rini të përjetshme. Do t’a konsumojmë së bashku një herë në javë, para ose pas buke. Ju pres.”- thotë Oga në videon promo të emisionit.