“FALEMINDERIT QË MË KE DURUAR”/ Tuna dedikim special për këngëtarin shqiptar – AlpeGossip
“FALEMINDERIT QË MË KE DURUAR”/ Tuna dedikim special për këngëtarin shqiptar

“FALEMINDERIT QË MË KE DURUAR”/ Tuna dedikim special për këngëtarin shqiptar

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi pak ditë më parë mbajti koncertin saj ku promovoi albumin e ri që titullohej ‘Fortuna.’ Në të ajo kishte një sërë bashkëpunimesh me këngëtar të njohur të cilat ende pa u publikuar në ‘Youtube’ u pëlqyen shumë nga publiku.
Së fundmi, këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto të shkëputura nga koncerti ku në to shihet së bashku e këngëtarin dhe shokun e saj të ngushtë, Ylli Limani, teksa të dy këndojnë. Pranë pamjeve Tuna ka bërë një dedikim shumë special për këngëtarin e njohur.

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam! A don hala, a don halaaaa”, ka shkruar Tuna pran fotos.