SHKENCA E VËRTETON/ Udhëtimet me miqtë e ngushtë, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj – AlpeGossip
SHKENCA E VËRTETON/ Udhëtimet me miqtë e ngushtë, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj

SHKENCA E VËRTETON/ Udhëtimet me miqtë e ngushtë, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj

Të gjithë ne mundohemi dhe duam të investojmë mbi shëndetin tonë duke ditur rëndësinë e tij. Por shpesh duket se nuk bëjmë zgjedhjet e duhura dhe në këtë mënyrë nuk marrim rezultatet e dëshiruara.

Shpesh mendojmë se të kujdesesh për shëndetin tënd nënkupton të shkosh në palestër apo të ushqehesh shëndetshëm. Por në fakt ka shumë më tepër se kaq!

Udhëtimi, për shembull.

Udhëtimi është një ndër mënyrat më direkte që ndikon në përmirësimin e shëndetit tuaj. Por sipas studimeve, njerëzit nuk marrin pushime mjaftueshëm.

Njerëzit shpesh i “anashkalojnë” apo injorojnë pushimet, për shkak të mungesës së kohës së lirë ose edhe për shkak të shpenzimeve. Por duhet ta dini që t’i japësh vetes “luksin” e të bërit pushime është e domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për udhëtime me miqtë.

Përfitimet e të pasurit një grup të ngushtë miqsh

“Southern Living” ka raportuar kohët e fundit se një udhëtim me miqtë tuaj më të mirë mund të përmirësojë mirëqenien tuaj të përgjithshme mendore dhe fizike.

Gjithashtu edhe sipas klinikës “Mayo”, të kesh një grup të ngushtë miqshtë ndihmon të ndihesh më pak i vetmuar, të ndihmon të përballosh përvojat e këqija në jetën tënde, të zvogëlon stresin, si dhe rrit lumturinë.

Fizikisht, një jetë e lumtur shoqërore ndikon edhe në shëndetin tonë. Klinika “Mayo” gjithashtu ka treguar se të ruash raporte të ngushta miqësore, redukton depresionin dhe presionin e lartë të gjakut. Krahas këtyre, kjo gjë ndikon edhe në jetëgjatësi.

 

“Mbajtja e një rrethi të ngushtë shoqëror, mund t’iu krijojë një “botë” më të shëndetshmë në mirëqenien tuaj”, është shprehur psikologu William Chopik nga Universiteti Michigan-it.

Në anën tjetër, ata që nuk gëzojnë raporte të ngushta me miqtë e tyre, mund të kenë imunitet më të dobët në shëndet, madje edhe shenja depresioni.

Prestigjozja “Forbes” ka raportuar se vajzat dhe gratë që udhëtojnë shpesh, janë më pak të tensionuara, depresive ose të lodhura dhe madje kanë treguar se janë më të lumtur me bashkëshortin e tyre. Gjendja e tyre është më e mirë dhe mund të përmirësojë produktivitetin dhe kreativitetin.

Mungesa e pushimeve mund të kontribuojë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes për gratë. Edhe për meshkujt, udhëtimi mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes deri në 21%.

Pra, çfarëprisni? Merni miqtë tuaj më të mirë, zgjidhni desticanonin e preferuar, bëni çantat gati dhe nisuni!