Penisi mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Vështirësitë e mbajtjes gjatë të një ereksioni mund të krijojë një ndërlidhshmëri në mes të problemeve mendore, si dhe atyre të shtypjes së gjakut, transmeton lajmi.net.
Nëse ngjyra e zonës private të meshkujve ndryshon, ose çdo gjë që e bënë penisin tuaj të duket ndryshe nga normalja, nënkupton që ju duhet të shkoni në vizitë për tek mjeku i përgjithshëm.
Megjithatë, më poshtë ju do të gjeni 8 rastet kur rekomandohet që patjetër të vizitohet mjeku i përgjithshëm:
– Krijohen kruarje të shpeshta penisi
– Lëkura e tij është më e shtrënguar se më herët
– Fillojnë të shfaqen puçra
– Fillojnë shkarkimet penile (një ndër simptomat kryesore të kësaj gjendjeje është era kutërbuese)
– Shfaqet ndonjë gungë
– Ka gunga të vegjla
– Merr një formë lakore kur përjeton ereksion
– Shfaqet gjak në urinë.