JETË E RE, “LOOK” I RI/ Jordyn Woods transformohet tërësisht pas ndërprerjes së miqësisë me Kylie Jenner – AlpeGossip
JETË E RE, “LOOK” I RI/ Jordyn Woods transformohet tërësisht pas ndërprerjes së miqësisë me Kylie Jenner

JETË E RE, “LOOK” I RI/ Jordyn Woods transformohet tërësisht pas ndërprerjes së miqësisë me Kylie Jenner

Fillimi i 2019-ës ka qenë jo shumë i qetë për Jordyn Woods, ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner.

Ajo u bë pjesë e skandalit më të madh të showbizit botëror që ka ndodhur gjatë këtij viti, të paktën deri më tani.

Tristan Thompson e tradhtoi Khloe Kardashian me 21-vjeçaren Woods dhe sipas deklaratës publike të saj ka qenë thjesht një puthje në buzë dhe asgjë më tepër.

Mirëpo Khloe dhe Tristan u ndanë, ndërkohë aktualisht ajo jeton vetëm me vogëlushen e saj të quajtur True.

Kësisoj nuk u shkatërrua vetëm një marrëdhënie në çift, por edhe një shoqëri e cila ka zgjatur për vite me radhë.

Thuhet se Kylie dhe Jordyn nuk kanë asnjë lloj komunikimi me njëra-tjetrën, por mesa duket 21-vjeçarja ka vendosur të ecë përpara me jetën e saj.

Woods ka ndryshuar look dhe ajo është transformuar tërësisht. Nga brune është kthyer në bjonde dhe për hir të së vërtetës duket shumë bukur!