PARA MARTESËS/ Shokët e ish-bashkëshortit të Meghan Markle ngacmojnë Dukeshën në rrjetet sociale – AlpeGossip
PARA MARTESËS/ Shokët e ish-bashkëshortit të Meghan Markle ngacmojnë Dukeshën në rrjetet sociale

PARA MARTESËS/ Shokët e ish-bashkëshortit të Meghan Markle ngacmojnë Dukeshën në rrjetet sociale

Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex presin të bëhen prindër, ish-bashkëshorti i Meghan, Trevor Engelson, është i emocionuar për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij: Do të martohet me të fejuarën Tracey Kurland.

Trevor dhe miqtë e tij të ngushtë janë mbledhur për festën e tij të beqarisë këtë javë, ndërsa kurorëzimi do të ndodhë në maj, rreth një viti pas martesës së Princit Harry dhe Meghan Markle.

Gjatë një videoja të publikuar në mediat sociale, miqtë e Trevor duket se e ngacmojnë për Meghan-in.

 

“Kjo këtu, kjo është mbretërore. Më kupton çfarë dua të them? Kemi humbur një pjesëtar të familjes mbretërore, kemi fituar një tjetër. Por gjithsesi, ne do vazhdojmë jetën”, është shprehur një mik i Trevor, teksa bënte një dolli.

Një tjetër u shpreh: “Je një djalë i mrekullueshëm. E meriton”.

Të gjithë dukeshin të emocionuar, megjithatë dedikimet ndaj Meghan-it vazhdonin: “Nëse nuk do të ishte për Trevor, nuk do ta besoja kurrë se do të mund të martohesha me një princeshë të ardhshme. A ka ndonjë princeshë të lirë?”.

Meghan dhe Travor u martuan në vitin 2011, por u divorcuan në 2013-n, për shkak të largësisë.