KËNAQËSIA SEKSUALE/ Ja ç’duhet të dini për orgazmën e thithkave – AlpeGossip
KËNAQËSIA SEKSUALE/ Ja ç’duhet të dini për orgazmën e thithkave

KËNAQËSIA SEKSUALE/ Ja ç’duhet të dini për orgazmën e thithkave

Çfarë është orgazma e thithkave?

Dr. Janet Brito, një seksolog në Honolulu, e përcakton “orgazmën e thithkave” si një “kënaqësi seksuale që vjen nga stimulimi i gjoksit dhe jo nga stimulimi i klitorit ose penetrimi”.

Në fakt, “duke stimuluar thithkat dhe indet e gjirit përreth, ju mund të përjetoni të njëjtën kënaqësi si orgazma gjenitale,” thotë Amy Boyajian e “Wild Flower”, një dyqan online me lodra seksi.

Në të njëjtën kohë, një orgazmë e tillë mund të jetë pararendëse e një orgazme gjenitale nëse doni që të përjetoni disa orgazma në të njëjtën kohë. Bonus: mund të jetë një alternativë e mirë për ditët kur jeni me menstruacione.

Si mund të arrihet?

Praktikë, praktikë, praktikë. Gjatë stimulimit, trupat reagojnë në mënyra të ndryshme, kështu që është e rëndësishme të eksperimentoni dhe të dëgjoni trupin tuaj duke u përqëndruar te kënaqësia dhe jo domosdoshmërisht ta ktheni orgazmën në qëllim.

Filloni me prekje të lehta, masazhoni gjithë gjoksin, pastaj ndryshoni lëvizjet. Përparoni me puthje të shumta.

Nëse prekjet dhe puthjet (ose kafshimet) nuk mjaftojnë, ndoshta duhet të provoni lodrat e seksit. Një vibrator bën punë gjithashtu.

Orgazmat kërkojnë durim, kuriozitet dhe përkushtim. Mos kini frikë të eksperimentoni dhe të provoni mënyra të ndryshme për të zbuluar se çfarë ju bën të ndiheni mirë.