Gruaja e Artan Hoxhës ofendon gazetaren Eni Vasili: Ishte fiks në rolin e saj, t’fyçkës (FOTO) – AlpeGossip
Gruaja e Artan Hoxhës ofendon gazetaren Eni Vasili: Ishte fiks në rolin e saj, t’fyçkës (FOTO)

Gruaja e Artan Hoxhës ofendon gazetaren Eni Vasili: Ishte fiks në rolin e saj, t’fyçkës (FOTO)

Debati mes gazetarit investigativ Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha ishte një nga më të nxehtët i këtyre ditëve në aktualitetin shqiptar.
Hoxha e akuzoi live Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit, për manipulimin e provave të 21 Janarit, për çështjen “Haklaj”, zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe rreth 150 vrasje të ndodhura në Tropojë.

Ndërsa, Berisha u mbrojt duke akuzuar Hoxhën si bashkëpunëtor i Haklajve, një pjesë të mirë të vëmendjes mori edhe moderatorja e emisionit “Studio e Hapur”, Eni Vasili.

Është gruaja e Artan Hoxhës, Nevila Islami Hoxha, që ka reaguar për njëanshmërinë e Vasilit në këtë debat.

Teksa ka shpërndarë shkrimit e Mero Bazes kushtuar debatit Hoxha-Berisha nën titullin “Inferiorë përballë Berishës, të rreptë me kolegët “vrasës”, bashkëshortja e Artan Hoxhës si duket nuk ka opinion të mirë për gazetaren Vasili.

Si duket Nevila Islami Hoxha është nxitur nga një komentuese e cila shkruan:

Eni gati sa nuk ja … Berishës. Thuaj Tanit i kam nje dreke a darke borxh. He me ja lumsha dhëndrit!!!”
Gruaja e Hoxhës, Nevila e cila është po ashtu gazetare ia kthen:

“Eni, ishte fiks në rolin e saj… t’fyçkës.”