Detaji në ftesa që zbulon si do të jetë Afërdita Dreshaj ditën e dasmës (FOTO) – AlpeGossip
Detaji në ftesa që zbulon si do të jetë Afërdita Dreshaj ditën e dasmës (FOTO)

Detaji në ftesa që zbulon si do të jetë Afërdita Dreshaj ditën e dasmës (FOTO)

Dy muaj më parë Afërdita Dreshaj mori propozimin për martesë nga partneri i saj Jakub Kindl i cili e surprizoi në një tarracë të mbushur me lule e qirinj dhe ku e priste me kutinë e unazës në duar.

Afërdita tanimë ka filluar përgatitjet për dasmën e cila do të mbahet më 29 qershor, në Miami Beach, Florida.

“Revista who” ka publikuar sot ftesën e dasmës së Afërditës ku modelja shfaqet në krahët e Jakubit, e veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë, buzë detit.

Nga festa dhe vendi të cilin ajo ka zgjedhur, kuptuam se dasma e Afërditës do jetë si ato nëpër filma, me siguri një ceremoni në bregdet dhe modelja e veshur me ndonjë fustan të bardhë elegant.