E dashuruar me bosin italian, Rike Roçi flet për herë të parë për lidhjen – AlpeGossip
E dashuruar me bosin italian, Rike Roçi flet për herë të parë për lidhjen

E dashuruar me bosin italian, Rike Roçi flet për herë të parë për lidhjen

Prej disa ditësh në media qarkulloi lajmi se Rike Roçi ka nisur një lidhje të re me presidentin e lëvizjes “5 Stelle” në Itali, Luigi Di Maio-n.

Gjithçka nisi nga deklaratat e Rikes në Instastory, e cila publikoi një foto të Di Maio-s duke shkruar se ishte e dashuruar me të. Më pas, teksa ndjekësit e pyesnin nëse ishte e fejuar, Rike u shpreh se ishte fejuar me mashkullin në fjalë, mirëpo ai nuk e dinte.

Teksa të gjithë flisnin për fiksimin e Rikes me bosin italian dhe aludonin për një lidhje të mundshme mes tyre, Rike reagoi për herë të parë në Instastory në lidhje me këto lajme.

“Tani unë vetë dua të di kush është muzikanti dhe kush është politikani? Gjëra që as nuk i di për veten. Boll, çdo javë lexoj për veten diçka jo reale. Më lini rehat. U lodha duke lexuar shpifje për veten, të paktën shkruani diçka të vërtetë.”- shkruan Rike në postimin e saj.