TË DASHURIN 17 VITE MË TË RI/ Supermodelja jep përgjigjen epike: Thjesht duhet të jetosh jetën…(FOTO) – AlpeGossip
TË DASHURIN 17 VITE MË TË RI/ Supermodelja jep përgjigjen epike: Thjesht duhet të jetosh jetën…(FOTO)

TË DASHURIN 17 VITE MË TË RI/ Supermodelja jep përgjigjen epike: Thjesht duhet të jetosh jetën…(FOTO)

Në një intervistë për InStyle, supermodelja Heidi Klum foli haptazi për lidhjen me të dashurin e saj 17 vite më të ri, Tom Kaulitz.

Ylli 45-vjeçar dhe muzikanti i Tokio Hotel u përfolën për një lidhje në mars të këtij dhe e bënë gjithçka publike në maj.

“Së fundi, kujtohem për diferencën në moshë mes nesh nga të tjerët, më shumë nga ç’kujtohem vetë,” tha ajo.

“I dashuri im është shumë vite më i ri se unë dhe shumë njerëz dyshojnë tek ne dhe janë kuriozë. Vetëm në të tilla raste ma përplasin moshën në fytyrë dhe vetëm në të tilla raste duhet të jap llogari në lidhje me diferencën.”

“Në të kundërt, s’e vras shumë mendjen. Thjesht duhet të jetosh jetën tënde, pa vrarë shumë mendjen ç’thonë të tjerë, përkundrazi përfundon me më shumë rrudha.”

Këshilla për t’u vënë vath në vesh, pa dyshim.