MISTERI I VDEKJES SË 22 VJEÇARES NË HOTEL/ Detajet e reja: Vajza humbi jetën nga… – AlpeGossip
MISTERI I VDEKJES SË 22 VJEÇARES NË HOTEL/ Detajet e reja: Vajza humbi jetën nga…

MISTERI I VDEKJES SË 22 VJEÇARES NË HOTEL/ Detajet e reja: Vajza humbi jetën nga…

Një 22-vjeçare britanike u gjet e vdekur në banjën e një hoteli në Zvicrën jugore, njofton policia.

I dashuri i saj 29-vjeçar gjerman është në paraburgim, i cili në deklaratën për policinë se vdekja u shkaktua nga një “lojë seksi” që nuk shkoi sic duhej. Mediat britanike e kanë identifikuar me emrin Anna Florence Reed, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Ndërkohë, thuhet se ekzaminimi që iu bë pas vdekjes tregon se humbi jetën nga mbytja.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se po ofronte ndihmë për familjen.

Mediat zvicerane raportuan se gruaja ishte duke qëndruar në Hotel La Palma au Lac në Muralto, në rrethin e Locarnos, me të dashurin e saj, i cili jeton në Zyrih. Ende vijojnë hetimet e policisë për rrethanat e vdekjes. Ka dyshime se është kryer një vrasjeje të qëllimshme.

Disa klientë në hotel dëshmuan se kishin dëgjuar debate nga dhoma e çiftit një natë para se ajo të gjendej e vdekur.