DO E VOTONIT? Bes Kallaku do kandidojë për president (FOTO) – AlpeGossip
DO E VOTONIT? Bes Kallaku do kandidojë për president (FOTO)

DO E VOTONIT? Bes Kallaku do kandidojë për president (FOTO)

Ditën e sotme në Ukrainë është shpallur rezultati i zgjedhjeve presidenciale ku fitues u shpall komediani shumë i njohur, Volodymur Zelenskiy, i cili ndonëse ka shumë pak eksperienca në politikë u zgjodh nga populli si presidenti i ardhshëm i Ukrainës me 73% të votave

Lajmi u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat botërore dhe në vendin tonë. Së fundmi lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku, i cili ka publikuar lajmin në fjalë në ‘Instastory’.

“Duhet menduar mirë kjo punë”, ka shkruar Besi duke nënkuptuar që nëse dhe ai kandidon për president me siguri do ketë një mbështetje të madhe nga publiku dhe fansat e tij.