19 NIPËR E MBESA/ Ju prezantojmë me super familjen Haradinaj (FOTO) – AlpeGossip
19 NIPËR E MBESA/ Ju prezantojmë me super familjen Haradinaj (FOTO)

19 NIPËR E MBESA/ Ju prezantojmë me super familjen Haradinaj (FOTO)

Njihni ndonjë familje të madhe dhe të famshme?

Nuk po flasim për atë Kardashian, që sigurisht i plotëson kushtet, por e kemi fjalën për një familje shqiptare.

Nëse ende nuk e njihni ne po ju prezantojmë familjen Haradinaj që ka 19 nipër dhe mbesa.

Të gjithë i njihni dy vëllezërit kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe deputetin Daut Haradinaj, por ata kanë edhe një vëlla tjetër, Frashër Haradinaj.

Haradinajt në fakt kanë qenë 6 vëllezër. Luani dhe Shkëlzeni janë dy dëshmorët e Kombit, kurse pas luftës në rrethana ende të pa qarta u vra edhe Enver Haradinaj.

Ka qenë Dauti që ka publikuar një foto në cover-in e Facebook, ku na prezanton me brezin e ri të familjes Haradinaj.

“Nipat dhe mbesat e Hilmisë”, është shkrimi që Dauti e ka lënë në këtë fotografi të paparë!