MIRIAM DHE ALBANI NISIN PUSHIMET EKZOTIKE/ Zbulohet ku ka shkuar familja – AlpeGossip
MIRIAM DHE ALBANI NISIN PUSHIMET EKZOTIKE/ Zbulohet ku ka shkuar familja

MIRIAM DHE ALBANI NISIN PUSHIMET EKZOTIKE/ Zbulohet ku ka shkuar familja

Edhe pse vera nuk ka mbërritur ende, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë nisur pushimet e tyre të merituara.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me vajzën Ameli, teksa ecin në rërën e bardhë të një plazhi të gjelbëruar.

Me sa kuptuam, këto do të jenë pushime ekzotike për familjen Skënderaj, pasi ishujt Maldive janë destinacioni i përzgjedhur këtë fillim maji.

“Më në fund arritëm”, shkruan Miriam e cila me siguri është fotografuar nga Albani.

Pak kohë më parë kantautori tha se nuk do të performojë më për një kohë nëpër club-et e Tiranës duke marrë kështu pushimet e merituara, për të kaluar disa ditë pranë familjes.