Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një nga çiftet më të dashur për publikun, jo vetëm për këngët e tyre që dëgjohen kudo, por edhe për faktin që flasin shumë hapur rreth marrëdhënies së tyre.
Çifti të ftuar në rubrikën “After Party”, në kanalin në Youtube të Luana Vjollcës, kanë rrëfyer detaje intime për raportin e tyre.
Naimi u shpreh se në shtrat do që bashkëshortja e tij të flejë e zhveshur sepse pizhamet nuk i pëlqejnë aspak.
Pjesë nga intervista:
Mihrije Braha: E veshur seksi apo me pizhame në shtëpi?
Naim Abazi: Pizhamet nuk i dua, e veshur seksi më mirë do ishte, më mirë ashtu se fare.
Mihrije Braha: Në dush vetëm apo me mua?
Naim Abazi: Vendos ti aty.
Mihrije Braha: Do më pëlqeje më shumë me pirsing ngado apo me tatuazhe?
Naim Abazi: Më shumë me tatuazhe, pirsing e llogaris të rrezikshëm.
Mihrije Braha: Më do më shumë kështu si jam apo ndryshe?
Naim Abazi: Kështu si je.
Mihrije Braha: Unë në krevat nudo apo me pizhame?
Naim Abazi: Ti e di që pizhamet nuk i dua.
Mihrije Braha: A e dini që nuk veshim pizhame kurrë, nuk i blejmë, në shtëpi tonë nuk ka pizhame.