“NUK ËSHTË E NEVOJSHME QË TI NËNSHTROHESH NJË MASHKULLI/ Bleona Qereti ka një mesazh për të gjitha femrat – AlpeGossip
“NUK ËSHTË E NEVOJSHME QË TI NËNSHTROHESH NJË MASHKULLI/ Bleona Qereti ka një mesazh për të gjitha femrat

“NUK ËSHTË E NEVOJSHME QË TI NËNSHTROHESH NJË MASHKULLI/ Bleona Qereti ka një mesazh për të gjitha femrat

Këngëtarja e famshme shqiptare Bleona Qereti dita-ditës po arrin majat e dëshiruara në karrierën e saj në SHBA.

Rikujtojmë se para disa muajsh Bleona u përfol shumë për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “Paper Empire” dhe përmes postimeve në llogarinë në Instagram zbuluam edhe look-un e saj rrëzëllitës gjatë xhirimeve.

Bazuar në deklaratat e bukuroshes gjatë intervistave televizive, por jo vetëm, kemi kuptuar që ajo është një femër e pavarur që gjithnjë rend pas ëndrrave dhe pasioneve të saj, dhe nëse një mashkull e privon atë në gjërat që do më së shumti, atëherë Bleona më mirë preferon të qëndrojë beqare.

Rreth kësaj, së fundmi ka bërë një postim në Instagram, ku ka publikuar një foto në të cilën shfaqet mjaft sensuale me një kombinim klasik bardh e zi dhe për hir të së vërtetës duket e adhurueshme!

“Nuk është e nevojshme që t’i nënshtrohem një mashkulli për të qenë në krye, aty ku e meritoj! Ti mund ta bësh këtë gjithashtu”- shkruan Bleona krah fotos së saj.