Këngëtarja shqiptare, Loredana ka qenë kryefjala e mediave pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vje.dhje. Deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri i ka dalë në mbështetje Loredanës dhe Mozzikut duke i dërguar një mesazh publik
Me anë të një postimi në Instastory, Labinoti u kërkon çiftin të qëndrojnë të fortë sepse drejtësia do të vihet në vend.
“Qëndroni të fortë se drejtesia vonon, dhe prape do bjerë në vend. Ne besojmë në ju, Zoti qofte me ju”, shkruan Labinoti
Kujtojmë që ditën e sotme Mozzik dhe Loredana u rikthyen në Kosovë.