KOPJOI LUANËN/ Enca e ka gati këngën e re, por me kë do të bashkëpunojë? – AlpeGossip
KOPJOI LUANËN/ Enca e ka gati këngën e re, por me kë do të bashkëpunojë?

KOPJOI LUANËN/ Enca e ka gati këngën e re, por me kë do të bashkëpunojë?

Këngëtarja e njohur Enca, këngët e së cilës pothuajse gjithnjë rezultojnë të suksesshme dhe kthehen në hite, së fundmi ka lajmëruar një bashkëpunim.

Bukuroshja përmes postimit të saj të fundit në llogarinë në Instagram na ka treguar të gjithëve se tashmë këngën e re që titullohet “Hajde” e ka gati mirëpo ende nuk na e ka treguar se me kë do bashkëpunojë.

Enca ka publikuar një foto të shkrepur gjatë xhirimeve dhe realisht duket e hatashme.

Ajo ka pyetur ndjekësit e saj rreth personit që ata mendojnë se do sjellë këngën e re dhe komentet kanë vërshuar njëri pas tjetrit.

 

Rikujtojmë se të njëjtën strategji përdori pak ditë më parë edhe moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca me këngën e saj më të fundit të titulluar “Sonte”.

Njëlloj si Enca sot, ajo u shtoi kuriozitetin ndjekësve duke mos përmendur personin që do bashkëpunonte, dhe i la ata që të aludonin për këngëtarë të ndryshëm.

 

Dhe në fund fare, rezultoi që kënga “Sonte” erdhi si fryt i bashkëpunimit mes Luanës dhe Ramadan Krasniqit.

 

 

View this post on Instagram

Ft ? 💣

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on