1 JAVË PAS LINDJES SË ARCHIET/ Ish bashkëshorti i Meghan bën të papriturën (FOTO) – AlpeGossip
1 JAVË PAS LINDJES SË ARCHIET/ Ish bashkëshorti i Meghan bën të papriturën (FOTO)

1 JAVË PAS LINDJES SË ARCHIET/ Ish bashkëshorti i Meghan bën të papriturën (FOTO)

Një javë më parë Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë për herë të parë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Archie. Çifti i njohur kanë qenë prej muajsh në qendër të vëmendjes dhe që prej martesës së tyre vitin e kaluar çdo lëvizje e tyre komentohet gjatë.

Por siç duket ashtu si Meghan edhe ish-bashkëshorti i aktores ka vendosur të ec përpara me jetën e tij. Mbrëmjen e djeshme ai i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar sërish në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e  të gjithëve.

Ish-bashkëshorti i Meghan,Trevor është martuar me Tracey Kurland një trashëgimtare milionere të cilës sipas ‘Daily Mail’ i kishte propozuar në qershor të vitit që lamë pas. Kujtojmë që Meghan dhe Trevor, i cili është një producent filmash, kanë qenë të martuar 2 vjet dhe u divorcuan në vitin 2013.