“GJUAJE O IDIOT”!/ Me mikrofonin hapur, komentatorja sportive nuk i kursen fjalët për futbollistin – AlpeGossip
“GJUAJE O IDIOT”!/ Me mikrofonin hapur, komentatorja sportive nuk i kursen fjalët për futbollistin

“GJUAJE O IDIOT”!/ Me mikrofonin hapur, komentatorja sportive nuk i kursen fjalët për futbollistin

Të ftuara speciale në “Xing me Ermalin” ishin dy motrat e famshme kosovare, Flaka Krelani dhe komentatorja e parë sportive femër shqiptare, Qendresa Krelani. Ndërsa Qendresa ka treguar për profesionin e saj të guximshëm, si komentatore sportive, një episod i paska mbetur në mendje.

Si të gjithë, edhe Qëndresa ka preferencat e saj. Njëri nga futbollistët kosovar, komentatores i duket shumë mendjemadh, dhe ndërsa ai ka qenë duke performuar në fushën e futbollit në ndeshjen Kosovë- Danimarkë, nuk arriti të kapte një shanc të mirë për të bërë gol. Në këtë moment ka shpërthyer Qëndresa Krelani duke e ofenduar në transmetim direkt.

“Po gjuaje o idiot”, – ka qenë komenti i Qëndresës ndaj futbollistit, Edon Zhegrova dhe gjithçka është transmetuar live.

Komentatorja e njohur ka pohuar se nuk ishte ky i vetmi rast, pasi këto janë gjëra që ndodhin në transmetime direkte.