Këto 5 rregulla të makijazhit të gjithë duhet të dinë për një lëkurë të mrekullueshme – AlpeGossip
Këto 5 rregulla të makijazhit të gjithë duhet të dinë për një lëkurë të mrekullueshme

Këto 5 rregulla të makijazhit të gjithë duhet të dinë për një lëkurë të mrekullueshme

Ekzistojnë me qindra produkte për kujdesin e lëkurës që premtojnë se mund të jenë produktet më të mira për kujdesin e lëkurës por kjo nuk ka rëndësi nëse kujdesi bazik I lëkurës tuaj po e dëmton atë. Më poshtë ju paraqesim 5 rregulla që duhet të ndiqen me patjetër.

Rregulli 1: Gjithnjë pastro 2 herë fytyrën pasi pastrimi I dyfishtë do të thotë se larja vetëm një herë e fytyrës nuk është e mjaftueshme. Vendos apo jo makijazh në fund të ditës është shumë e rëndësishme që lëkura të pastrohet dy herë në mënyrë që të hiqet komplet makijazhi apo papastëritë që krijohen nga pluhurat. Kur e lan fytyrën vetëm një herë e heq makijazhin, por me larjen e dytë pastrohen dhe poret në brendësi. Fillo pastrimin e lëkurës me një produkt që e heq makijazhin dhe të gjitha papastërtitë të cilat krijohen në lëkurë gjatë gjithë ditës. Më pas përdor një xhel I cili pastron çdo papastërti që ngelet pas pastrimit të parë.

Këshilla. Përdorini gjithnjë ujë të ngrohtrë jo të nxehtë dhe masazhoni lëkurën për 10 minuta pas çdo pastrimi.

 

Rregulli 2: Vendosni produktet në mënyrën e duhur pasi nëse produktet e lëkurës nuk vendosen në mënyrën e duhur atëherë ato nuk do të përthithen nga lëkura dhe nuk do të duken mirë. Rregulli qëndron te vendosja e produkteve duke filluar nga më të lehtët e duke vazhduar të ata më të trashë. Siç e shikoni edhe në imazhin më lartë filloni me pastruesin e lëkurës pastaj tonerin, kremin për njollat, serumin e lëkurës, kremin e syve, hidratuesin dhe në fund vajin e lëkurës I cili krijon një barrierrë mbrojtëse për lëkurën tuaj.

Këshilla. Merrni kohë që ti vendosni produktet në lëkurë mos I vendosni direct njëri pas tjetrit pasi çdo product do kohën e tij për tu përthithur.

Rregulli 3: Jini të vetëdijshëm mbi tipin e lëkurës tuaj pasi të kuptosh se për çfarë ka nevojë lëkura juaj do të thotë se mund të gjeni produktet më të përshtatshme për të. Lëkura e çdokujt është e veçantë dhe mund të jetë, lëkurë e yndyshme, normale, e thatë, e ndjeshme apo me akne dhe për këtë arsye produktet duhet të zgjidhen sipas tipit të lëkurës. Është shumë e thjeshtë sapo të kuptosh tipin e lëkurës tënde është shumë e thjeshtë për të zgjedhur produktet më të përshtatshme për të.

Këshilla: Lëkura ndryshon me kalimin e kohës dhe për këtë është e rëndësishme që të kontrolloni lëkurën tuaj çdo 6 muaj.

Rregulli 4: Shtresëzimi I rregullt të paktën 1 herë në javë do të largojë lëkurën e vdekur e cila bllokon poret tuaja dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Sa shpesh duhet të pastroni lëkurën në shtesa varet nga tipi I lëkurës tuaj. Nëse keni lëkurë të yndyrshme 1 deri 3 herë në javë por nëse keni lëkurë të ndjeshme një herë në javë mund të jetë shumë. Është shumë e rendësishme të mos e pastroni lëkurën më shumë seç duhet pas mund të hiqni lëkurën e shëndetshme dh eta ekspozoni atë ndaj bakterieve.

Këshilla: Mos e pastroni lëkurën shumë fort pasi do të dëmtohet dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Rregulli 5: Vendosni krem mbrojtës ndaj diellit. Mund të mendoni se dëmtimi I vetëm që dielli mund ti bëjë lëkurës tuaj është ta djegë atë porn ë fakt e shkatërron lëkurën. A po tregohemi dramatikë? Jo aspak pasi 90% e lëkurës tuaj plaket si pasojë e ekspozimit në diell. Edhe nëse koha që kalon në diell është kur shkon dhe vjen nga puna duhet me patjetër që të vendosni krem kundër diellit. Gjatë muajve më të ftohtë mund të vendosni një krem me mbrojte 30 ama në verë është e rekomandueshme të vendosni një krm me mbrojtje 50.