Ankohet ky shtet: Prezervativët e Kinës janë shumë të vogël për qytetarët tanë! – AlpeGossip
Ankohet ky shtet: Prezervativët e Kinës janë shumë të vogël për qytetarët tanë!

Ankohet ky shtet: Prezervativët e Kinës janë shumë të vogël për qytetarët tanë!

Ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë është ankuar se prezervativët prodhuar në Kinë, janë shumë të vogël për qytetarët e këtij vendi.

David Parirenyatwa, në konferencën e HIV-it në Harare, foli edhe për prezervativët e prodhuar nga Kina.

“Rajoni i Afrikës së Jugut ka nivelin më të lartë të infektuar me HIV dhe ne jemi shumë të përkushtuar për të promovuar mbrojtjen. Të rinjtë tashmë e dinë se cilat prezervativë u pëlqejnë, por nuk i prodhojmë ato. Ne importojmë nga Kina dhe shumë meshkuj ankohen se janë shumë të vogla”, tha ai në konferencë.

Ai u zotua se do të vazhdojë të përqendrohet në treg, që të sjellin prezervativë të përshtatshëm me madhësinë e organeve seksuale të meshkujve të këtij vendi.