Përpara disa javësh modelja 21 vjeçare e cila u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin ‘Zonë e lirë’ u bë nënë e një vajze.
Lajmin e dha vetë Andonia e cila shpërndau një foto të vogëlushes së saj. Mirëpo që prej asaj kohe modelja e njohur nuk kishte publikuar asnjë foto të saj ose të vogëlushes së porsalindur.
Ditën e sotme ajo për herë të parë ka hedhur në profilin e saj në instagram një postim ,ku shfaqet së bashku me vajzën e saj. “Selfie i parë si nënë”, shkruan Andonia pran fotos ku ka mbuluar fytyrën e vogëlushes me një emoji.
Siç shihet dhe nga pamjet Andonia është mjaft në formë dhe ndonëse e vogël në moshë shfaqet shumë e lumtur duke shijuar momentet e para si nënë.