KUR NUK ISHTE E FAMSHME/ Taynës i del video që nuk do donte të publikohej kurrë – AlpeGossip
KUR NUK ISHTE E FAMSHME/ Taynës i del video që nuk do donte të publikohej kurrë

KUR NUK ISHTE E FAMSHME/ Taynës i del video që nuk do donte të publikohej kurrë

Tayna ishte padyshim këngëtarja më e komentuar e 2018-ës dhe tërhoqi vëmendjen që me këngën e saj të parë “Columbiana”. Më pas suksesi pasoi me këngët “Shqipe”, “Fake” e së fundmi me hitin “Pow pow”.
Por Tayna nuk e nisi karrierën e muzikës vitin që lamë pas. Muzika ka qenë pasioni i saj që në fëmijëri.

Vite më parë reperja ka marrë pjesë në spektaklin e talenteve “Talent X” në Kosovë ku mori shumë lëvdata për zërin dhe u duartrokit.

Këngëtarët nuk parapëlqejnë t’u publikohen nëpër rrjete sociale video të vjetra nga koha kur nuk ishin të famshëm, por Tayna ka arsye të krenohet pasi të shohë këtë video që vërteton talentin e saj të padiskutueshëm në këngë.