“ËSHTË NËNË E DYTË PËR MUA…”/ Venera Lumani flet për raportet me mamanë e Lindit – AlpeGossip
“ËSHTË NËNË E DYTË PËR MUA…”/ Venera Lumani flet për raportet me mamanë e Lindit

“ËSHTË NËNË E DYTË PËR MUA…”/ Venera Lumani flet për raportet me mamanë e Lindit

Ditën e sotme Venera Lumani dhe Lind Islami ishin të ftuarit specialë të rubrikës “Be Coffee” në emisionin “E diela shqiptare”. Përveç humorit dhe skeçeve me të ftuarit, as këtë herë nuk mungoi dhe një intervistë e shkurtër për Venerën dhe Lindin. Duke qenë se ata të dy kanë shumë vite bashkë, të gjithë janë kuriozë të dinë se si i kanë marrëdhëniet me familjet e njëri-tjetrit.

Në veçanti Besi dhe Erioni ju drejtuan Venerës, për të treguar se si janë raportet e saj me nënën e Lindit. “Ajo është nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj ndryshe. Fjala vjehrrë më duket klishe dhe më vjen keq t’i them vjehrrë. Ajo është shumë mirë”, tha Venera, duke zbuluar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me mamanë e partnerit të saj. Në fakt këngëtarja e njohur gjithmonë ka treguar se ka një lidhje shumë të mirë me familjarët e Lindit dhe se shpesh i merr malli për ta, sepse jetojnë larg nga njëri-tjetrit. Kujtojmë se disa muaj më parë Venera mori propozimin më të bukur për martesë nga Lindi, gjatë udhëtimit të tyre në Barcelonë.