HARROJENI MARTESËN NË MALDIVE/ Albani dhe Miriami do të bëjnë dasmë shqiptare – AlpeGossip
HARROJENI MARTESËN NË MALDIVE/ Albani dhe Miriami do të bëjnë dasmë shqiptare

HARROJENI MARTESËN NË MALDIVE/ Albani dhe Miriami do të bëjnë dasmë shqiptare

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani lidhën kurorë pas 12 vjetësh bashkë, më 7 maj 2019.

Çifti e mbajti sekret ceremoninë në plazhin e një ishulli të pabanuar, deri dje, kur publikoi fotot përrallore në Instagram.

Martesa e tyre ishte aq e fshehtë sa as miqtë e ngushtë nuk morën vesh gjë deri dje kur panë fotot e celebrimit.

Dhe pyetjes “a do të ketë një dasmë me miq e të afërm?”, Alban Skënderaj i është përgjigjur dje. Ka qenë këngëtari Renis Gjoka ai i cili e ka pyetur me humor dhëndrin: “Kur do e djegim!”

Dhe përgjigja e Albanit ka qenë: “Shumë shpejt!”

Kjo na bën të mendojmë se Albani dhe Miriam po planifikojnë edhe një festë me miqtë e tyre dhe familjarët, të cilët nuk ishin pranë tyre në momentin e kurorëzimit.

Në postimin e djeshëm kantautori ka shkruar edhe disa fjalë të ndjera në Instagram, ku shprehet se ka lidhur kurorë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar në mes të oqeanit.

“Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencen e engjëllit tonë, Amelisë”, shkruan ai.

Miriam, e veshur me një fustan të thjeshtë nusërie dhe me vello të gjatë dhe Albani,me një kostum të bardhë, i thanë “po” njëri-tjetrit pak metra nga vendi ku kantautori i propozoi këngëtares në vitin 2013.