TANI JANË BURRË E GRUA/ Urimi i Albanit në ditëlindjen e Miriamit do t’ju lërë edhe ju pa fjalë – AlpeGossip
TANI JANË BURRË E GRUA/ Urimi i Albanit në ditëlindjen e Miriamit do t’ju lërë edhe ju pa fjalë

TANI JANË BURRË E GRUA/ Urimi i Albanit në ditëlindjen e Miriamit do t’ju lërë edhe ju pa fjalë

Sot është ditëlindja e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj, e uroi për herë të parë duke e quajtur “bashkëshorte”.

Pak ditë pas publikimit të fotove nga martesa e tyre sekrete, Alban Skënderaj i dedikoi një urim në Instagram bashkëshortes dhe mamasë së vajzës së tij, Ameli.

Pranë një fotoje ku duken të përqafuar dhe të dashuruar ndërsa ai e puth në ballë, Albani shkruajti:

“Çdo fjalë më shumë do të ishte e tepërt”, shkruajti Albani, “Dashuria për ty nuk përshkruhet me fjalë. Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime”.

Ata u martuan më 5 maj, në një ishull të pabanuar dhe lajmin e bënë të ditur vetëm fundjavën që lamë pas, duke publikuar disa foto shumë romantike gjatë ceremonisë private.

E pranishme në ceremoni ishte edhe vajza e tyre 3 vjeçe e gjysëm, Ameli.