Kejvina Kthella vë në siklet aktorin e njohur! E pyet nëse ajo është më e mirë se Luana, ja kë zgjedh ai! (FOTO) – AlpeGossip
Kejvina Kthella vë në siklet aktorin e njohur! E pyet nëse ajo është më e mirë se Luana, ja kë zgjedh ai! (FOTO)

Kejvina Kthella vë në siklet aktorin e njohur! E pyet nëse ajo është më e mirë se Luana, ja kë zgjedh ai! (FOTO)

Po ju kë do zgjidhnit mes Kejvinës dhe Luanës?

E bukur, dhe provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”. Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes.

Ajo është edhe mjaft aktive në rrjetin social Instagram ku shpesh herë poston foto seksi duke ngacmuar imagjinatën e meshkujve, ama siç është në Insta, e tillë është edhe në emision pasi jo rrallë herë ngacmon të ftuarit me pyetjet e saj të sikletshme.

Mbrëmjen e kaluar në shenjestrën e saj ka qenë aktori Gent Haziz, të cilin Kejvina e pyeti: “A jam më sexy se Luana?”

I vënë disi në siklet, Genti fillimisht hezitoi të përgjigjej, por më pas dha mendimin e tij.

“Unë jam mik në shtëpinë tënde dhe për shkak se jam mik më duhet të them se të dyja janë shumë të mira dhe shumë sexy, por do zgjidhja Luanën!”-u shpreh Hazizi, duke thënë më tej se mund të fillojë sezoni i ri i “Shiko kush luan”, ndaj duhet ta mbajë mirë me Luanën.