18 MUAJ PASI U PAJTUAN/ Dua Lipa ndahet nga Isaac për arsyen shokuese – AlpeGossip
18 MUAJ PASI U PAJTUAN/ Dua Lipa ndahet nga Isaac për arsyen shokuese

18 MUAJ PASI U PAJTUAN/ Dua Lipa ndahet nga Isaac për arsyen shokuese

Ndonëse dukeshin shumë të dashuruar në daljet e tyre publike, këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes. Fansat e tyre janë alarmuar së fundmi pasi Isaac nuk e ndjek më këngëtaren në rrjetet sociale, madje prej disa kohësh as nuk i ka dhënë like dhe si ka komentuar siç bën zakonisht. Ndërsa, Dua nga ana tjetër e ndjek shefin e njohur të kuzhinës dhe i ka edhe fotot me të në profil.

Kujtojmë që ata u pajtuan 18 muaj më parë dhe duket se sërish mes tyre ka probleme. ‘The Sun’ ka zbuluar se arsyeja e ndarjes është largësia dhe angazhimet e shumta që çifti ka në punë.

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”., kanë treguar burime pranë çiftit që gjithashtu kanë konfirmuar se ata janë përpjekur shumë për ta mbajtur lidhjen e tyre por ka qenë e kot.