Ndoshta duhet të shqetësoheni kur i dashuri thotë ‘jam me çunat’: Ç’tregon studimi – AlpeGossip
Ndoshta duhet të shqetësoheni kur i dashuri thotë ‘jam me çunat’: Ç’tregon studimi

Ndoshta duhet të shqetësoheni kur i dashuri thotë ‘jam me çunat’: Ç’tregon studimi

Lidhjet e forta mes burrave po kërcënojnë marrëdhëniet heteroseksuale me partneret e tyre. Ky është përfundimi në të cilin arriti Universiteti i Winchester-it dhe Bedfordshire-it.

E njohur si bromancë, romanca miqësore mes djemve pa asnjë qëllim seksual u ofron burrave më shumë përfitime emocionale sesa marrëdhëniet romantike me të dashurat e tyre.

Studimi konsistonte në intervista të thellësishme me 30 të diplomuar në sporte, secili në një marrëdhënie heteroseksuale dhe minimalisht në një bromancë. Kërkuesit gjetën se versioni modern i bromancës u ofron burrave “një hapësirë të re për të shprehur emocionet”, pasi pjesëmarrësit thanë se ndihen më pak të gjykuar nga shokët sesa nga të dashurat. 28 nga 30 të intervistuarit thanë se preferojnë t’i diskutojnë problemet me një shok sesa me partneren e tyre.

 

“Pjesëmarrësit tanë ishin të vendosur se bromanca u ofronte atyre qëndrueshmëri emocionale të lartë, përmbushje shoqërore, zgjidhje konfliktesh të lehtësuara. Të gjitha këto në nivele më të larta nga ç’ua ofrojnë të dashurat e tyre,” thotë studimi.

Rezultatet nxitën studiuesit të teorizonin një të ardhme ku bromanca është një bashkëjetesë normale, dy burra heteroseksualë që jetojnë bashkë dhe shijojnë përfitimet e një marrëdhënieje tradicionale, pa aspektin intim.

Burimi: The Independent