2 VITE PUNË E PALODHUR/ Bes Kallaku gati për të publikuar filmin e tij të parë komedi – AlpeGossip
2 VITE PUNË E PALODHUR/ Bes Kallaku gati për të publikuar filmin e tij të parë komedi

2 VITE PUNË E PALODHUR/ Bes Kallaku gati për të publikuar filmin e tij të parë komedi

Disa ditë më parë në media  qarkulloi lajmi se aktroi i njohur i humorit Bes Kallaku do të sillte një film të ri. U tha se filmi do të prodhohet nga kompania e tij ‘Loku Film’ dhe se do të jetë i zhanrit komedi.

Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi edhe vetë Besi. Ai ka publikuar një postim në profilin e tij në ‘Instagam’ ku ka vërtetuar lajmet dhe ka zbuluar më shumë detaje për projektin e tij të ri.

Aktori ka publikuar një poster ku shfaqet një foto e tij dhe ku shkruhet: “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj.”, ndërsa në përshkrim të fotos ka zbuluar se ka 2 vjet që po punon për këtë film.

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoi ju rujt ër ejj” shkruar ai. Teksa nga posteri i filmit kuptohet se historia do të flas për një politikan që siç duket do të luhet nga vetë Besi.