NUSE PËR TU MARR SHEMBULL/ Keisi thotë fjalët më të ëmbla për vjehrrin e saj – AlpeGossip
NUSE PËR TU MARR  SHEMBULL/ Keisi thotë fjalët më të ëmbla për vjehrrin e saj

NUSE PËR TU MARR SHEMBULL/ Keisi thotë fjalët më të ëmbla për vjehrrin e saj

Që pas martesës me reperin Stresi, Keisi u kthye në një ndër personazhet më të komentuara në media. Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku gjithmonë publikon foto me Stresin dhe shpreh mbështetjen për të në këto ditë të vështira.

Keisi madje ka treguar se ka dhe një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën dhe sidomos me vjehrrin e saj, Sali Lushaj, me të cilin shpesh herë publikon edhe foto. Pak minuta më parë ajo ka vendosur që të thotë publikisht disa fjalë të për vjehrrin.

Keisi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Stresin dhe babain e tij dhe pranë saj ka shkuar: “Sali Lushaj je i pazëvendësueshëm dhe shkëmbi i familjes tonë! Të admiroj për çdo gjë që bën, je prind i përkryer, bashkëshort i shkëlqyer, por zbulimin e madh e kam bërë unë që je dhe vjehrri i mrekullueshëm! Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se familja dhe unë ndihem me fat që jam pjesë e familjes tënde! Arkimedi dhe Keisi”, përfundon ajo.