KONKURRENCA VAZHDON/ Rudina tha se i kopjuan emisionin, reagon Bieta (FOTO) - AlpeGossip
KONKURRENCA VAZHDON/ Rudina tha se i kopjuan emisionin, reagon Bieta (FOTO)

KONKURRENCA VAZHDON/ Rudina tha se i kopjuan emisionin, reagon Bieta (FOTO)

Vazhdon konkurrenca mes dy moderatoreve të emisioneve të pasdites. Pak ditë më parë në një intervistë për “Revista Class” Bieta u shpreh se emisioni i saj ka arritur 10 milionë shikime në Youtube dhe sipas saj është më i ndjekuri.

Pas deklaratës së Bietës, Rudina reagoi dje në puntatën e parë të këtij sezoni duke u shprehur se emisioni i saj solli një risi të vërtet dhe më pas u kopjua.

“Programi jonë fillimisht ka nisur me takimin e pasdites, ka qenë një program që solli risi të vërtet, një format ndryshe, u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua dhe nga shumë të tjerë, por sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron”, u shpreh Rudina.

Pas deklaratës së Rudinës, Bieta ka reaguar me një postim në Instastory ku tregon se ka dalë para konkurrentes në një votim të kryer në një faqe Instagrami. Votimi kishte të bënte me paraqitjen e dy moderatoreve në puntatën e parë të emisionit.