KA NDODHUR DIÇKA E RE? Enca refuzon publikisht Noizy-n (VIDEO) – AlpeGossip
KA NDODHUR DIÇKA E RE? Enca refuzon publikisht Noizy-n (VIDEO)

KA NDODHUR DIÇKA E RE? Enca refuzon publikisht Noizy-n (VIDEO)

Enca Haxhia është e ftuar këtë të shtunë tek “Xing me Ermalin” dhe paska jo pak çaj të nxehtë!

Ermal Mamaqi publikoi  spotin e emisionit me momentet më pikante, ndër të cilat edhe një moment kur Encës i duhet të zgjedhë mes Noizy-t dhe Muharrem Ahmetit.

Gjejeni pak kë zgjedh duke e ulur poshtë foton e Noizy-t?!

Dhe jo vetëm kaq, por Ermali e pyet nëse ka patur ndonjë zhvillim të ri mes tyre dhe më pas shikohet Enca duke i treguar diçka në telefon! Ose është montazh i goditur, ose mund të ketë nisur shkëmbimi i mesazheve mes tyre!

Kujtojmë se në shkurt të 2017-ës, Noizy përzuri Encën nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

“Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Enca u detyrua madje të fshinte videon e bashkëpunimit të tyre, “Bow Down” nga kanali i saj në Youtube.

Megjithatë, në mars ajo e ktheu prapë pasi mesa duket, mund të jenë marrë vesh prapë me Noizy-n!