“EPIDEMIA E NJERËZVE QË DUAN TË MARRIN…”/ Donald Veshaj ironizon keq ish-banoret e “BBVIP”: Ekzistojnë kur përmendin emrin… – AlpeGossip
“EPIDEMIA E NJERËZVE QË DUAN TË MARRIN…”/ Donald Veshaj ironizon keq ish-banoret e “BBVIP”: Ekzistojnë kur përmendin emrin…

“EPIDEMIA E NJERËZVE QË DUAN TË MARRIN…”/ Donald Veshaj ironizon keq ish-banoret e “BBVIP”: Ekzistojnë kur përmendin emrin…

Donald Veshaj ka qenë një ndër emrat më të lakuar përgjatë gjithë këtyre muajve që prej mbarimit të “BBVIP”. Së fundmi aktori i humorit duket se ka ‘thumbuar’ të gjithë ish-banorët të cilët kanë bërë deklarata të forta për të.

Në fillim të programit “Më lër të flas” Donaldi e ka ironizuar këtë situatë duke e cilësuar si “Epidemia e njerëzve që duan të marrin vëmendjen kot”. Aktori u shpreh se këta persona flasin dhe shajnë kot dhe se mund të flasin çfarëdolloj gjejë për jetën e tyre por nuk është aspak interesante për publikun kështu që ata përmendin emrin e Donaldit dhe i tregojnë botës që ekzistojnë kur përmendin emrin e dikujt tjetër nëpër intervista.

Ndërkaq ai shtoi se i vjen keq për këta persona pasi janë personazhe të ngritur në karrierë dhe se punojnë.

“Duan të marrin vëmendjen kot pa bërë asgjë, kjo është epidemia e radhës. Simptomat janë që ti i përmend njerëzit kot, i shan kot, i komenton në adresa fallco kot. Janë këta njerëzit që mund të thonë çfarë të duan për jetën e tyre dhe për publikun ajo që thonë për veten e tyre nuk është fare interesante. Dhe për të promovuar diçka për veten e tyre dhe për të qenë në vëmendjen e publikut ata përmendin emrin tim, që e kanë bërë shumë veta.

Kur duan të marrin vëmendjen thonë diçka për mua, më vjen shumë gjynah sepse janë njerëz që kanë karrierë. I tregojnë botës që ekzistojnë kur përmendin emrin e dikujt. Ose dalin nëpër intervista dhe flasin një orë e gjysmë për jetën e tyre asgjë se çfarë thonë për jetën e tyre nuk ka rëndësi por duhet të më përmendin mua që të marrin rëndësi”- u shpreh Donaldi.

Kujtojmë se shumë nga personazhet në shtëpinë e famshme që kanë folur në lidhje me Donaldin në intervistat e tyre siç janë Einxhel Shkira, ku mes shumë debateve brenda dhe jashtë shtëpisë, disa kohë më parë ajo shkroi një status referuar aktorit të humorit në të cilin shprehet: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit ‘a doni më për Belulin’.“. Ky reagim erdhi pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. Po ashtu, në çdo puntatë të ‘Më lër të flas’ Bora nuk ka munguar në skeçe, pyetje, deklarata apo qoftë edhe duke u përmendur nga të ftuarit vetë.

Gjithashtu dhe Meridian Ramçaj ironizoi çiftin Donald- Bora pas ribashkimit teksa ishte i ftuar në “Fitstation”. I pyetur për rikthimin e mundshëm të aktorit dhe moderatores, ai nuk e kurseu ironinë e tij për dyshen. “Thonë që në mal bora kur nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan. Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”, -u shpreh Meridiani.

Madje dhe Monika Lubonja e cila ka pasur raporte të mira me Donaldin u shpreh se Bora dhe aktori po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe janë bërë të mërzitshëm. Sipas saj e gjitha po bëhet për marketing.

“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turk me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha ajo duke shtuar se “Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin.”