I PUBLIKUAN PAGESAT QË MERR NËPËR KONCERTE/ Luana ka 2 fjalë për të thënë – AlpeGossip
I PUBLIKUAN PAGESAT QË MERR NËPËR KONCERTE/ Luana ka 2 fjalë për të thënë

I PUBLIKUAN PAGESAT QË MERR NËPËR KONCERTE/ Luana ka 2 fjalë për të thënë

Luana Vjollca ka publikuar së fundmi një sërë këngësh që kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe janë kthyer në super hite. Moderatorja ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe së fundmi në media kanë qarkulluar edhe shifrat të cilat Luana merr për një koncert.

Sipas ‘Panorama Plus’ që kur Çoçaj e mori në menaxhim Luanën, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme ku arrin të nxjerrë për një natë paratë e shpenzuara për një klip, që kushton mesatarisht tek 5 mijë euro.

Lidhur me këto lajme ka reaguar pak më parë edhe Luana e cila ka publikuar një postim në ‘Instastory’ ku shkruan: “Puna jote e fortë do të paguhet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrra e tua do të realizohen”, duke treguar kështu që puna e fortë që ajo ka bërë gjithë këto vite më në fund po shpërblehet.