DJALI I SAJ FESTON 1 VJETORIN/ Aktorja e njohur publikon foton emocionuese nga momenti i lindjes – AlpeGossip
DJALI I SAJ FESTON 1 VJETORIN/ Aktorja e njohur publikon foton emocionuese nga momenti i lindjes

DJALI I SAJ FESTON 1 VJETORIN/ Aktorja e njohur publikon foton emocionuese nga momenti i lindjes

Në 19 qershor aktorja e njohur Eva Longoria solli në jetë fëmijën e saj të parë, që ishte një djalë. Ajo dhe partneri i saj Jose Baston vendosën që vogëlushin ta quanin Santiago Enrique. Ditën e djeshme i vogli festoi 1-vjetorin e lindjes dhe Eva publikoi disa nga fotot më të ëmbla të tij që nga lindja e deri më sot. Në morinë e fotove, ishte dhe një e shkrepur pas lindjes së vogëlushit që ishte një nga imazhet më emocionuese.

Në fotot e djalit Eva shkruante se nuk mund ta besonte sa shpejt ka kaluar koha e që tani Santiago nuk është më një bebe, por një fëmijë. “Kur ndodhi kjo? Ky vit ka qenë viti më i bukur i jetës sime. Të kisha këtë shpirt të bukur dhe ta ngrija çdo nga gjumi dhe ta vendosja çdo natë në gjumë, ka qenë thjesht magjike. Çdo buzëqeshje është një lumturi e pastër. Faleminderit që më zgjodhe mua si nënën tënde”, shkruante Longoria bashkangjitur një fotoje në ‘Instagram’.

Kujtojmë se aktorja dhe bashkëshorti i saj Jose Baston kurorëzuan dashurinë në maj të 2016-tës.