AJOLA XOXA I KTHEHET KOMENTUESES/ “Punët e Veliajt nuk i sheh as me dylbi (FOTO) – AlpeGossip
AJOLA XOXA I KTHEHET KOMENTUESES/ “Punët e Veliajt nuk i sheh as me dylbi (FOTO)

AJOLA XOXA I KTHEHET KOMENTUESES/ “Punët e Veliajt nuk i sheh as me dylbi (FOTO)

Ditën e sotme Ajola Xoxa publikoi një video mesazh të Erion Veliajt për zgjedhjet e 30 qershorit dhe shkruante: “Po e postoj këtë mesazh të Erit sepse vërtet, vërtet jam shumë krenare për punën aq të bukur që ai ka bërë për Tiranën. E ka zemrën të mbushur me dashuri për këtë qytet, mbase më shumë se kushdo tjetër. Je më i miri zemër”.

Mirëpo në mes të komenteve të shumta, Ajolës i ka tërhequr vëmendje komenti i një ndjekëse dhe ka vendosur t’i përgjigjet.

“Te krenohesh kaq shume me pune qe nuk mund ti shikosh as me dylbi, ku infrastruktura mund te jete me e zhvilluat ne fshatrat e shqiperise sesa ne lagjet e tiranes.Eshte per te ardhur keq ne cfare realiteti po jetojm ku shohim perditmasakra qe i behen vendit tone.Me shume eshte i foksuar te beje reklama ne media sikur po ben dicka ama ne te vertete ska bere asgje.Keshtu qe me mire te fokusohet ne projekte dhe pune qe vertete i vlejne tiranes sesa te beje publicitete ne instagram.Nje pune qe vertet vlen nuk ka nevoj per publicitet.Une personalisht nuk mbeshtes asnje parti politike pasi asnje parti deri me sot nuk ka menduar per atdheun e tij dhe popullin por ka menuar se si ta siguroje jeten e tij edhe pasi eshte larguar nga ai post.Neqofte se deshironi mund ta fshini kete koment,mund te me fusni bllok apo mund te beni cfare ju keni deshire ama e vertete dhemb por nuk mund te ndryshohet”, shkruan komentuesja.

“Me thene te drejten, nuk kam nevoje per dylbi qe te shoh Pazarin e Ri, te coj djalin tek Parku i Lojrave tek Liqeni, te shetis rreth liqenit dhe ta shikoj pa frike dhe duke u gezuar per gjelberimin e tij, te eci ne Bulevardin e Ri, tek Kalaja e Tiranes, etj etj etj. Tani une e kuptoj qe ti ketu je me mision kundershtues, dhe e di se edhe ti vete e kupton absurdin e qendrim tend, por e mira ne jete eshte me qene, te pakten, te vertete”, ia kthen Ajola.