ENI KOÇI DHE GENCI SAPO “HAPËN LOJËN”/ Rikthyen “sfidën” e Drake edhe këtë verë, në mënyrën më të ëmbël (VIDEO) – AlpeGossip
ENI KOÇI DHE GENCI SAPO “HAPËN LOJËN”/ Rikthyen “sfidën” e Drake edhe këtë verë, në mënyrën më të ëmbël (VIDEO)

ENI KOÇI DHE GENCI SAPO “HAPËN LOJËN”/ Rikthyen “sfidën” e Drake edhe këtë verë, në mënyrën më të ëmbël (VIDEO)

Mjaftoi që Drake të publikonte këngën e tij “In my feelings”, që gjatë verës së vitit që lamë pas të përhapej një sfidë e re. Rrrjetet sociale u mbushën me video ideja e së cilave ishte kjo: ti je në vendin e parë, në sendiljen e pasagjerit. Ndërkohë që makina është duke ecur duhet të hapësh derën, të dalësh jashtë dhe të realizosh kërcimin karakteristik teksa kënga është në sfond.

Nëse ju kishte munguar, këtë verë, sfidën e Drake sapo na e rikthyen Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj në mënyrën më të ëmbël. Vetëm pak minuta më parë, Eni postoi në ‘Instastory’ një video ku ajo është e ulur në sediljen e shoferit dhe këndon sipas verisonit të saj vargun e këngës së Drake. Në këtë moment shfaqet Genci jashtë makine duke kërcyer kçrcimin karakteristik të sfidës “#KikiChallenge”.

Mos ndoshta duhet të përgatitemi pasi kjo sfidë do të jetë “IN” edhe këtë verë? Ende nuk e dimë, por Eni dhe Genci sapo “hapën lojën” në mënyrën më të bukur.