“A NUK NGJAN ME BABALLARËT SHQIPTAR?”Zbulojeni kush është më shumë gjumashi këtu (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“A NUK NGJAN ME BABALLARËT SHQIPTAR?”Zbulojeni kush është më shumë gjumashi këtu (FOTO+VIDEO)

“A NUK NGJAN ME BABALLARËT SHQIPTAR?”Zbulojeni kush është më shumë gjumashi këtu (FOTO+VIDEO)

Menjëherë pas lindjes së Efehan, aq sa keni parë në rrjet përkushtimin e Almedës për të, po njëlloj keni parë edhe atë të Tolgës. Por aktori, ndryshe nga Almeda, duket se është i gatshëm ta mbajë gjithmonë vogëlushin sa herë ai fle (a nuk ngjan me baballarët shqiptarë?)

Ndonëse çifti ndajnë me fansat e tyre pak momente nga jeta prindërore, ato janë ndër më të ëmblat. Diku ndonjë foto me portretin e vogëlushit që ka filluar të bëhet pak më buçko, diku tjetër ndonjë çast gëzimi me të, ndërsa video e fundit që aktori ka postuar në llogarinë e tij, është një moment relaksi ndërsa i biri fle për shtatë palë qejfe.

Me siguri, autorja e kësaj skene është Almeda, sepse mami është gjithmonë në monitorim kur është fjala për Efen, megjithatë këtë përkundje të vogël, çifti s’mund ta mbanin vetëm për vete.

Ah, nëse po pyesni kush është më gjumashi këtu, besojmë se kuptohet lehtësisht…. Babi, si në të gjitha rastet e ngjashme, apo jo?