DITA BOTËRORE E PUTHJES/ Ja VIP-at shqiptarë që kanë dhuruar puthjet më të bujshme (FOTO) – AlpeGossip
DITA BOTËRORE E PUTHJES/ Ja VIP-at shqiptarë që kanë dhuruar puthjet më të bujshme (FOTO)

DITA BOTËRORE E PUTHJES/ Ja VIP-at shqiptarë që kanë dhuruar puthjet më të bujshme (FOTO)

Fillimisht, kur përmendim puthje në ekran me shumë mundësi ju shkon mendja tek Arian Çani, edhe pse dyshojmë se ky i fundit e ka bërë fillimisht për hir të lajmeve në rrjet (kur Çani nisi të puthë në ekran vajzat që ftonte, rrjetet sociale nuk ishin aq të njohura) por ky i fundit ka dashur të jetë gjithnjë personazhi që thyen tabu dhe në fakt e ka bërë, jo më kot kohëve të fundit nuk e kemi parë të puthet më, me shumë mundësi i duket tashmë një mision i përfunduar.

1.jpg

 

Puthja pasionante midis balerinit Graciano Tagani dhe këngëtares Rovena Stefa teksa kërcenin në ‘Dance With me’ bëri xhiron e rrjetit.

2.jpg

 

Kur Devisi dhe Dori hynë për herë të parë në transmetim nga studiot e ‘Fiks Fare’. Djemtë e bënë sefte me një puthje në buzë e cila sigurisht bëri shumë bujë, duke qenë se ishin dy meshkuj të cilët e bënin këtë veprim.

3.jpg

Ju desh dhe Ermal Mamaqit në puntatën e parë në emisionin e tij “Xing me Ermalin” të puthte dikë në mënyrë që të ironizonte puthjen e Dorit dhe Devisit, dhe përfundoi duke puthur Amin, bashkëshorten e tij, që ashtu si padashur e me të qeshur në fakt bëri goxha lajm.

4.jpg

Janë puthur edhe Kallashi e Xhesika Ndoj (e jo vetëm puthur por edhe prekur në mënyrë pasionante) të ftuara tek ‘Zonë e Lirë’, sepse donin që në këtë mënyrë të shisnin këngën e tyre të re ‘Shoqe Bitch’ dhe ja dolën sepse të gjithë klikuan klipin për të parë puthje të ngjashme.