Anxhela Peristeri dhe Gold Ag kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të parë, një këngë që ka ardhur surprizë për të gjithë fansat. Kënga mban titullin “Fiksim” dhe është shumë ritmike.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Gold Ag ndërsa muzikën dhe orkestrimin i ka bërë Florent Boshnjaku.
Videoklipi është shumë veror dhe Anxhela e Gold Ag shfaqen në disa skena së bashku.
Kënga është pëlqyer shumë dhe pritet të kthehet në hitin e verës.