MË NË FUND/ Gaz Paja dhe Ira nisin muajin e mjaltit në vendin përrallor (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND/ Gaz Paja dhe Ira nisin muajin e mjaltit në vendin përrallor (FOTO)

MË NË FUND/ Gaz Paja dhe Ira nisin muajin e mjaltit në vendin përrallor (FOTO)

Martesa e aktorit të humorit Gaz Paja në 1 qershor ishte një nga dasmat më të komentuara në media dhe çdo detaj në ceremoni mori vëmendjen e të gjithëve. Siç dihet pas dasmës Gazi dhe Ira ndryshe nga çiftet e tjera që nisen menjëherë për muaj mjalti, ata nuk mundën për shkak të angazhimeve të Gazit në turin e Portokallisë.

Mirëpo, siç duket aktori ka përfunduar punën dhe më në fund së bashku me bashkëshorten e tij janë nisur për muaj mjalti. Ira dhe Gazi kanë publikuar së fundmi disa foto ku kanë zbuluar se janë duke pushuar.

Në foton e publikuar prej Gazit shihen të dy mjaft të lumtur teksa përmbi foto aktori shkruan: ‘Bota ime’. Ndërkohë Ira ka publikuar disa pamje të vendit ku po pushojnë duke mos e zbuluar vendodhjen.