NË FSHEHTËSI TË PLOTË/ Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë – AlpeGossip
NË FSHEHTËSI TË PLOTË/ Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë

NË FSHEHTËSI TË PLOTË/ Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare e hitit “Zemërimi i një nate”, Hersi Matmuja që ishte dhe fituesja e Festivalit të 52-të Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe në vitin 2014 përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, i ka dhënë fund beqarisë.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e cila prej vitesh nuk jeton në Shqipëri është martuar në një dasmë të organizuar në Puglia të Italisë. Ndonëse dasma ka qenë në privatësi të plotë, në rrjetet sociale miqtë të këngëtares kanë publikuar momente nga ceremonia.

Në disa foto, Hersi shihet se ka zgjedhur të vesh një fustan të bardhë të lirë deri në fund të këmbëve. Në fotot e publikuara shihet edhe vallëzimi i parë si burrë e grua i Hersit dhe partnerit.