Reperi i njohur Fero, ditë më parë ka mbajtur një koncert në Drenas.
Edhe pse sheshi “Fehmi Lladrovci” ishte i mbushur plotë me njerëz dhe fansa të tij, duket se mes tyre ka patur të till që nuk e pëlqejnë reperin.
Në një moment, koncerti është ndërprerë për disa minuta, pasi disa persona po hidhnin e shkrepsa drejt Feros, derisa ai ishte në skenë, e kjo ka bërë që organizatori të ngjitet në skenë duke kërkuar që të mos gjuajnë në drejtim të reperit ose do ta anulojë paraqitjen.