‘‘HYN NË RRADHË ME MIK‘‘/ Albana Osmanit i heqin patentën, moderatorja del para Komisionit e para – AlpeGossip
‘‘HYN NË RRADHË ME MIK‘‘/ Albana Osmanit i heqin patentën, moderatorja del para Komisionit e para

‘‘HYN NË RRADHË ME MIK‘‘/ Albana Osmanit i heqin patentën, moderatorja del para Komisionit e para

Moderatorja e njohur Albana Osmani është parë paraditen e djeshme në institucionin e Komisionit të Pantetave.

Albana pak ditë më parë ka kaluar semaforin me të kuqe dhe për këtë Policia Rrugore i ka marrë lejen e qarkullimit.

Në bazë të procedurave të ndjekura për shkelje të ligjit, policia e ka dërguar moderatoren për në Komisionin e Patenateve.

Mirëpo, ajo që ka rënë në sy të të gjithë qytetarëve të pranishëm në institucion është se Albana nuk ka pritur radhën si të gjithë të tjerët, por ka hyrë dhe ka mbaruar punë menjëherë.

‘Në Komisionin e Pantentave njerëzit e thjeshtë si unë, shkojnë në orën shtatë të mëngjesit, regjistrohen dhe presin që t’ju vijë radha. Ndërkohë Albana erdhi foli me policen, u fut pa radhë dhe mbaroi punë shpejt e shpejt. Kurse ne qytetarët e tjerë vazhduan të prisnin’, tregoi një qytetar për newsbomb.al.

Theksojmë që personazhet e njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, kanë favore të ndryshme kudo ku shfaqen në ambjente private, por përpara ligjit mbeten të gjithë të barabartë.

Sakaq, personat që shkelin ligjin duke kaluar me semafor të kuq, përveç heqjen së patentës, marrin një gjobë që varion nga 150.00 deri në 20.000 lekë.