”MOS SHANI KUR JENI VETË…”/ Ilda Bejleri poston foton, komentuesin e shqetëson diçka – AlpeGossip
”MOS SHANI KUR JENI VETË…”/ Ilda Bejleri poston foton, komentuesin e shqetëson diçka

”MOS SHANI KUR JENI VETË…”/ Ilda Bejleri poston foton, komentuesin e shqetëson diçka

Gazetarja sportive, Ilda Bejleri është një ndër femrat më të përfolura të ekranit shqiptar.

Shpesh ajo pikaset për linjat trupore seksi të saj ose për lajmet e bujshme në botën e medias si ato të ditëve të fundit ku flitet per largimin e saj nga DigitAlb për shkak të një ”sherri” me Dritan Shakohoxhën.

Këtë herë, Ilda Bejleri është në vëmendjen tonë prej një fotoje të publikuar dy ditë më parë nga vetë ajo në llogarinë e saj të Instagramit, ku shfaqej duke shijuar pushimet e saj në Lefkada,Greqi.

Foton, gazetarja e ka shoqëruar me një përshkrim në gjuhën Angleze,ku thotë se jeta kalon më shpejtë seç ne mendojmë.

”Life goes faster than you think darling…”

Mes shumë komentesh ku ndjekësit komplimentojnë pamjen e Ildës, mund të dallojmë dhe një komentues të shqetësuar që ka diçka për të thënë.

Vallë ç’të jetë duke e shqetësuar këtë ndjekës nga kjo foto e bukur?

Mesa duket, ai është i tepër i indinjuar në lidhje me gjuhën në të cilën Ilda ka shkruar përshkrimin e fotos.

Ai i thotë: ”Përshëndetje Ilda, para disa kohe bëje moral emigrantëve në Greqi që flisni greqisht ose ishin rumun kurse ju çdo foto që postoni e shkruani anglisht. Mos Shani te tjerët kur jeni vet gabim”

 Ilda i përgjigjet: ”Po si tja bej kur ata që më ndjekin nuk janë të gjithë Shqiptarë!?”

Ndërsa ne na mbetet thjeshtë ti sygjerojmë Ildës që herë tjetër ti përkthejë përshkrimet dhe në shqip…