” U NXITOVE, DO TË PENDOHESH”/ Stresi ka një tjetër mesazh për Keisin (FOTO) – AlpeGossip
” U NXITOVE, DO TË PENDOHESH”/ Stresi ka një tjetër mesazh për Keisin (FOTO)

” U NXITOVE, DO TË PENDOHESH”/ Stresi ka një tjetër mesazh për Keisin (FOTO)

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka zgjedhur të përcjellë një tjetër mesazh, që nënkuptohet se është për ish-partneren e tij Kejsi.

I hipur mbi një gomardare në formë flamingojë ngjyrë rozë, Stresi ka pozuar në pishinë teksa po shijon një pije. Krahas fotos reperi shkruan se ata që largohen, pendohen herët a vonë.

“Ata qe nxitohen heret a vone do pendohen…100%,”- shkruan këngëtari krahas fotos.

Foto e publikuar nga Stresi
Reperi dhe ish-partnerja e tij Kejsi u ndanë para një muaji. Gjatë kësaj periudhe dyshja kanë pasur një shkëmbim mesazhesh nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.