”E DUA DHE DO VAZHDOJ TA DUA”/ Miley e lënduar flet për herë të parë pas vendimit të Liam për divorc (FOTO) – AlpeGossip
”E DUA DHE DO VAZHDOJ TA DUA”/ Miley e lënduar flet për herë të parë pas vendimit të Liam për divorc (FOTO)

”E DUA DHE DO VAZHDOJ TA DUA”/ Miley e lënduar flet për herë të parë pas vendimit të Liam për divorc (FOTO)

Miley është akuzuar se e ka tradhtuar Liam-in dhe këngëtarja sqaron gjithçka me disa postime në Twitter.

Divorci i Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth është dhe do të jetë për disa kohë një nga ngjarjet më të komentuara të kësaj vere, herë për historinë 10-vjeçare mes dy artistëve, herë për faktin që Miley menejhërë pas ndarjes është parë në momente intime me një vajzë ose dhe për faktin që shumë persona mendojnë se martesa përfundoi për shkak se këngëtarja e tradhëtoi aktorin australian.

Këto pretendime u shtuan ditën e mërkurë, kur Liam bëri kërkesën zyrtare për nisjen e proçedurave të divorcit dhe një burim pranë tyre tha se ai nuk donte ta ndante Miley-n me askënd, Hemsworth e do shumë gruan e tij dhe është shumë tradicional. Pra kjo u duk si një akuzë tradhëtie në drejtim të Miley-t dhe u duk e si një arsye e mirë për tu divorcuar.

Por mesa duket këngëtarja e “Wrecking Ball” i ka dëgjuar këto fjalë dhe zgjodhi rrjetin social Twitter për të folur për herë të parë pas ndarjes dhe për të treguar dhe arsyen e vërtetë se pse u nda sërish nga Liam, kësaj here përfundimisht.

“Unë mund ta pranoj që jeta që kam zgjedhur të jetoj më detyron të jem krejtësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi de publikun, të cilët i dua shumë. Ajo që nuk mund të pranoj është që po gënjej për të mbuluar “një krim” që nuk e kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”- shkruan Miley në statusin e paë në Twitter, ndërkohë që në të rradhës pohoi se në të kaluarën gjithçka që bënte ishte të shkonte në festa apo të merrte drogë, gjë që e kishte bërë dhe të tradhëtonte në lidhjet që ka pasur. Megjithatë, ajo rrëfeu se gjërat me Liam nuk mbaruan për shkak të një tradhëtie: “E vërteta është se sapo unë dhe Liam u ribashkuam, unë u angazhova. Nuk ka sekretë për të zbuluar këtu, kam mësuar nga çdo eksperiencë në jetë. Nuk jam perfekte, as nuk dua të jem, është e mërzitshme. Jam rritur me ju, dua ta theksoj këtë, jam rritur. Mund të pranoj shumë gjëra por refuzoj të them që martesa mbaroi për shkak të një tradhëtie. Liam dhe unë ishim bashkë për më shumë se një dekadë. E kam thënë më parë dhe vazhdon të jetë e vërtetë, e dua dhe do vazhdoj ta dua atë.”

11 statuset në Twitter Miley i përfudnoi duke thënë se është krenare për gjithçka që është dhe që ka bërë, dhe asnjëherë nuk ka gënjyer. Kështu që më shumë se arsyen e ndarjes ajo tregoi cila nuk ishte arsyeja për divorcin, dhe nuk ishte tradhëtia.